Transmetuar më 18-10-2018, 16:03

Një tragjedi është shmangur fatmirësisht në një stacion hekurudhor në Pekin.

Ndërsa një grua është hutuar duke u marrë me telefonin, vogëlushja e saj rreth 2 vjeç është rrëzuar në hapësirën midis një platforme betoni dhe trenit.

Nëna e alarmuar në ato momente nisi të kërkojë për vogëlushen duke u munduar që ta nxirrte prej andej.

Falë ndërhyrjes edhe të stafit hekurudhor, fëmija u tërhoq në mënyrë të sigurt, duke pësuar vetëm lëndime të lehta./b.l/noa.al/