Transmetuar më 18-10-2018, 16:20

E gjitha nisi nga një kuti kozmetike për fëmijë, por pasi e aplikoi grimin në fytyrë, lëkura e vogëlushes 3 vjeçe reagoi në mënyrën më të tmerrshme.

Ky është rasti i Lydia, vajzës 3-vjeçare të Kylie dhe Tony Cravens. Shëndeti i 3-vjeçares u përkeqësua shumë, pasi pësoi alergji nga kutia e kozmetikës.

Çifti, nga Illinois, SHBA, tani duan t’i paralajmërojnë të gjithë prindërit, pasi vogëlushja e shkretë pësoi ënjtje të syve, flluska dhe skuqje nëpër trup.

“Po e bëj këtë postim sepse mendoj se është shumë e rëndësishme t’ua kujtoj prindërve se duhet të kenë shumë kujdes se me çfarë i lejojmë fëmijët tanë të luajnë. Mua dhe Tonit kjo na i hapi sytë dhe tani do të jemi më të kujdesshëm në atë se çfarë është e mirë dhe e keqe.

Rreth 8 ditë më parë ne blemë këtë kuti kozmetike nga Family Dollar këtu në qytet… Duke menduar se nuk është e dëmshme… helmuese… ne kurrë nuk menduam se pasi kaluam gjithë ditën duke aplikuar atë në sytë dhe buzët e saj, ankthi ynë më i tmerrshëm do të bëhej realitet.

Vogëlushes iu skuq menjëherë lëkura, përderisa buzët filluan t’i çahen dhe t’i bëheshin me ulçerë. Pasi e dërguan në spital, mjekët i thanë Kylies se vogëlushja duhej të qëndronte në spital për t’u moniturur.

3-vjeçarja nuk mund të hante për ditë të tëra dhe u desh të trajtohej për më shumë se një javë, derisa u shërua plotësisht”, shkroi ajo në Facebook./b.l/noa.al/