Transmetuar më 18-10-2018, 18:21
Kryeministri Edi Rama kreu sot kontrollin bazë mjekësor në Poliklinikën numër 9 në kryeqytet. Duke nënvizuar se check up-i shmang probleme të rënda shëndetësore, Rama u shpreh se ende ka nevojë për të punuar në drejtim të rritjes së ndjeshmërisë dhe të kulturës mjekësore për rëndësinë e kryerjes së kontrollit mjekësor periodik. “Edhe norma është shumë pozitive, se na duhet t’i shtyjmë ne njerëzit, sepse akoma nuk është krijuar kultura që të shkojnë ta bëjnë vetë, kështu që është edukative shumë. Edhe institucionet europiane, Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian e kanë detyrim. Po s’bëre check-up-in, nuk të marrin në punë, po nuk solle check-up-in, nuk ripërtërin dot kontratën e punës. Është në ndihmë të njerëzve, se nuk është se është një normë që iu merr njerëzve lekë. Është falas, paguan shteti për çdo njeri,” u shpreh Rama. Edhe pse tashmë ka ndërgjegjësim të qytetarëve për kontrollin bazë, sërish është e nevojshme të shtyhet përpara procesi, i cili, siç theksoi Kryeministri, i shërben edhe krijimit të regjistrit të gjendjes shëndetësore të popullatës “Ka filluar të hyjë në një lloj rutine që duhet bërë vit pas viti, por na duhet shumë akoma dhe për këtë arsye edhe norma është shumë e rëndësishme që të kemi të gjithë kapacitetin që t’i shtyjmë. Edhe herë pas here promovimet janë të rëndësishme, sepse jemi i vetmi vend në botën e qytetëruar, i vetmi, që s’kishim asnjë lloj regjistri të gjendjes shëndetësore të popullsisë dhe asnjë lloj instrumenti për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve për të diagnostikuar veten e tyre. Plus ishte super e shtrenjtë, 81 mijë lekë. Kush shkonte ta bënte?” u shpreh Kryeministri. Ai informoi stafin mjekësor, se ashtu sikurse është premtuar nga qeveria do të vijojë edhe vitin e ardhshëm, rritja e pagave të bluzave të bardha. Kryeministri vizitoi edhe laboratorin ku kryhen analizat e check-up-it falas të popullatës, një laborator me standarde bashkëkohore. Nga analizimi i deritanishëm i këtij procesi nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, 40% e personave që kanë kryer deri më tani check up-in kanë zbuluar një problematikë shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me mjekët e familjes, kanë hartuar një Letër Kujtese, që do t’i shkojë çdo qytetari një herë në vit si ftesë për kryerjen e kontrollit mjekësor vjetor./b.l/noa.al/

Kryeministri Edi Rama kreu sot kontrollin bazë mjekësor në Poliklinikën numër 9 në kryeqytet. Duke nënvizuar se check up-i shmang probleme të rënda shëndetësore, Rama u shpreh se ende ka nevojë për të punuar në drejtim të rritjes së ndjeshmërisë dhe të kulturës mjekësore për rëndësinë e kryerjes së kontrollit mjekësor periodik.

“Edhe norma është shumë pozitive, se na duhet t’i shtyjmë ne njerëzit, sepse akoma nuk është krijuar kultura që të shkojnë ta bëjnë vetë, kështu që është edukative shumë. Edhe institucionet europiane, Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian e kanë detyrim. Po s’bëre check-up-in, nuk të marrin në punë, po nuk solle check-up-in, nuk ripërtërin dot kontratën e punës. Është në ndihmë të njerëzve, se nuk është se është një normë që iu merr njerëzve lekë. Është falas, paguan shteti për çdo njeri,” u shpreh Rama.

Edhe pse tashmë ka ndërgjegjësim të qytetarëve për kontrollin bazë, sërish është e nevojshme të shtyhet përpara procesi, i cili, siç theksoi Kryeministri, i shërben edhe krijimit të regjistrit të gjendjes shëndetësore të popullatës

“Ka filluar të hyjë në një lloj rutine që duhet bërë vit pas viti, por na duhet shumë akoma dhe për këtë arsye edhe norma është shumë e rëndësishme që të kemi të gjithë kapacitetin që t’i shtyjmë. Edhe herë pas here promovimet janë të rëndësishme, sepse jemi i vetmi vend në botën e qytetëruar, i vetmi, që s’kishim asnjë lloj regjistri të gjendjes shëndetësore të popullsisë dhe asnjë lloj instrumenti për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve për të diagnostikuar veten e tyre. Plus ishte super e shtrenjtë, 81 mijë lekë. Kush shkonte ta bënte?” u shpreh Kryeministri.

Ai informoi stafin mjekësor, se ashtu sikurse është premtuar nga qeveria do të vijojë edhe vitin e ardhshëm, rritja e pagave të bluzave të bardha.

Kryeministri vizitoi edhe laboratorin ku kryhen analizat e check-up-it falas të popullatës, një laborator me standarde bashkëkohore.

Nga analizimi i deritanishëm i këtij procesi nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, 40% e personave që kanë kryer deri më tani check up-in kanë zbuluar një problematikë shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me mjekët e familjes, kanë hartuar një Letër Kujtese, që do t’i shkojë çdo qytetari një herë në vit si ftesë për kryerjen e kontrollit mjekësor vjetor./b.l/noa.al/