Transmetuar më 18-10-2018, 20:30

Serialet turke janë ndër më të preferuarat për shqiptarët.

E në fakt për një gjë duhet të ndihemi mirë, pasi një pjesë e mirë e aktorëvë protagonistë të këtyre serialeve, janë me origjinë shqiptare.

Ata madje konsiderohen si më ta pashmit.

Sondazhi më i fundit, realizuar nga një prej portaleve turke më në zë, “ Gecce“ tregon se aktori më i pëlqyer në vend është Can Yaman ( me gjyshin nga Prishtina). 

Në garë kishte emra të fortë si Enis Arikan apo Burak Ozcivit, por më i votuari rezultoi pikërisht Can.

E kjo jo vetëm për performancën në ekran, por padyshim edhe për pamjen e tij.

Një tjetër emër i njohur është edhe Kivanç Tatlitug i cilësuar si “ Brad Piti“ i Turqisë.

Bjond dhe me sytë bojëqiell e meriton plotësisht këtë “nofkë“. 

Engin Altan Düzyatan, të cilin e njohim në rolin e Ertugrulit, është gjithashtu një prej figurave më interesante të kinemasë së sotme turke. 

Të mos harrojmë edhe Baris Arduc, i lindur në një familje me rrënjë shqiptare./a.k/noa.al/