Transmetuar më 18-10-2018, 20:46

Lorik Cana ka qenë një prej shtyllave kryesore të Kombëtares shqiptare.

I njohur si atdhedashës, ai ka udhëhequr për një kohë të gjatë kuqezinjtë si kapiten.

Ai së fundmi i është gëzuar tej mase lajmit për miratimin e tri projektligjeve që i hapin rrugë krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

Këtë gjë ai e ka shprehur nëpërmjet një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, në Instastory.

Në fotografinë e publikuar shihen pjesëtarëve të FSK-së.

Mbi imazh ai ka bërë disa figura; flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë, simbolin e forcës, por edhe shqiponjën dykrenare.

Më poshtë mund të shihni foton e publikuar nga ish-kapiteni kuqezi./ak/noa.al/