Transmetuar më 18-10-2018, 22:01

Një grua në Australi është arrestuar pasi ka marrë 55 mijë dollarë nga një faqe për mbledhjen e fondeve, duke mashtruar se vuan nga kanceri.

Lucy Wieland përdori rrjetet sociale për të treguar disa dokumente të rreme të trajtimit të kancerit të vezoreve.

Ajo hapi një llogari në "GoFundMe" për të kërkuar ndihmë financiare, pasi nuk përballonte koston e lartë të trajtimeve.

Mashtrimi i 27-vjeçares u zbulua nga një person që do të dhuronte para.

Policia tha se ajo ka kryer shkelje të besimit publik. Imazhet e saj në rrjete sociale përfshijnë pajisje mjekësore si maska oksigjeni dhe paterica.

Nuk është e qartë se kush është pranë saj në foto dhe nëse dikush e ka ndihmuar për të kryer këtë mashtrim.

Dënimi i saj do të jepet në dhjetor pasi po zhvillohen ende hetime. /k.k/noa.al/