Transmetuar më 18-10-2018, 22:38

Shuhet fotografi legjendar turk, Ara Guler.

I cilësuar ndryshe si “Syri i Stambollit”  , Guler u nda nga jeta në moshën 90-vjeçare.

Guler i përkiste një familjeje intelektualësh turq, ku nëna e tij vinte nga një familje armene, ndërsa babai ishte farmacist.

Në moshën 22 vjeç, ai mori aparatin e tij të parë fotografik, një Rolleicord II.

Karriera e tij si fotograf nisi kur iu bashkua një gazete lokale të quajtur ”Yeni Istanbul”, në vitin 1950.

Gjatë jetës së tij, Guler ka fotografuar figura si Ëinston Churchill, John Berger, Alfred Hitchcock apo Salvador Dali.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdohan, u shpreh se fotografi legjendar do të mbahej mend “me veprat që la pas”./a.k/noa.al/