Transmetuar më 18-10-2018, 23:18

Në emisionin “Open” është diskutuar për paketën “Antishpifje”, të propozuar nga kryeministri Edi Rama dhe vendimin e qeverisë për mbylljen e pikave të basteve.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke analizuar “Antishpifjen” tha se akuzat që vijojnë ndaj kryeministrit Edi Rama se konsumon drogë, mund të vërtetohen duke bërë një test në gjykatë.

“Ish-kryeministri Sali Berisha në daljet e tij në media thekson se faktin që kryeministri Rama është i droguar e dinë të gjithë shqiptarët.

Atë test duhet t’ja bëjë gjykata. Që ta ndajë gjykata punën duhet ti bëjë test ama ndërkombëtar. Kështu mund ta marrin vesh të gjithë. Është shumë e thjeshtë”, tha Manjani./a.k/noa.al/