Transmetuar më 19-10-2018, 08:30

Një krim i tmerrshëm, ku një grua u lidh pas peme nga fqinjët e saj, të cilët donin ti merrnin foshnjën që mbante në bark.

Ata donin me çdo kusht që të kishin fëmijë dhe Mara Cristiana da Silva, pagoi pasojat.

23-vjeçarja braziliane shtatzënë, u gjet e vdekur e lidhur pas një peme këtë të mërkurë, e vrarë nga fqinjët e saj, Angelina Rodrigues dhe Gomes da Silva, të cilët i nxorën nga barku foshnjën që priste të vinte në jetë.

Një vdekje e tmerrshme, edhe më e rëndë, duke marrë parasysh se çifti e kishte ndihmuar të renë ekonomikisht, teksa qëllimet i kishin tjetërkund.

Çifti donte prej kohësh që të bëhej me fëmijë, por nuk mundeshin dhe kështu që menduan planin makabër. Krimi tronditës ndodhi në qytetin brazilian të Joao Pinheiro, ku vajza u lidh pas një peme, ndërsa iu ça barku me një thikë të madhe.

Autoritetet nisën hetimet për të zbuluar çfarë kishte ndodhur. Rodriguez, e ndjerë ngushtë përballë pyetjeve të policisë, tregoi se e kishte dehur Marian dhe e kishte lidhur pas një peme. Gruaja pretendon se i shoqi nuk ishte i pranishëm në momentin e krimit, por hetuesit nuk e besojnë versionin e saj, shkruan noa.al.

Ata thonë se dyshohet se burri, bashkë me një person të tretë kanë marrë pjesë në krim, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Çifti u arrestua nga policia, ndërkohë që foshnja u shtrua në spital, për shkak të plagëve që kishte pësuar në kokë, teksa nënës i ishte çarë barku me thikë. /a.y/noa.al