Transmetuar më 19-10-2018, 08:57

Reperi i njohur Arkimed Lushaj u arrestua nga policia këtë të mërkurë, në një hotel në zonën e Linzës në Tiranë, ku ndodhej me një vajzë 20-vjeçare.

Stresi, siç njihet ndryshe këngëtari, u kap me kokaië dhe një pistoletë pa leje.

Por ai u kap i zhveshur në shtrat me një vajzë 20 vjeçe, ndonëse është zyrtarisht i fejuar me Kejsin, vajzën me të cilën kishin bërë plane për martesë.

Duket se krahas arrestimit të reperit të njohur, më e rënduar psikologjikisht është pikërisht kjo e fundit, në pozitën e së cilës nuk do donte të ishte askush.

Por ku ndodhet ajo? Mësohet se Kejsi ndodhet jashtë shtetit, ku po vijon pjesën e mbetur të studimeve.

Madje pikërisht pasditen kur u arrestua i fejuari i saj, ajo ka qenë duke bërë shopping.

Si u arrestua Stresi

E gjetën të zhveshur të shtrirë në krevatin e hotelit, ku ndodhej me një vajzë 20-vjeçe.

Në videon më poshtë gjeni pamjet e arrestimit të reperit Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.

Ai është zënë në befasi, ndërkohë që në dhomë është gjetur kokainë dhe një 10 mijë lekësh i bërë gati për thithje. Ndërkohë reperit iu gjet edhe pistoleta që mbante me vete.

Stresi, u arrestua këtë të mërkurë në një hotel në zonën e Linzës, në periferi të Tiranës.

Në momentin e arrestimit ai ndodhej në hotel me një vajzë 20-vjeçare me inicialet P.Ç.

Nuk dihet se kush është vajza në fjalë e cila gjithashtu po hetohet nga policia për “Moskallëzim krimi”. Nga ana tjetër Stresi është i fejuar zyrtarisht me Kejsin, vajzën të cilën e ka bërë edhe pjesë të mediave, ku kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë.

Policia tha zyrtarisht se Forca e Ligjit në veprim vuri në pranga një nga anëtarët e një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar 31-vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta”, si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Stresi akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” si dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Ndalimi i tij u bë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me metoda speciale të hetimit që janë kryer në funksion të një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”.

Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme filloi procedimi penal në gjendje të lirë në lidhje me veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal ndaj shtetases P. Ç., 20 vjeçe, banuese në Tiranë. /a.y/noa.al