Transmetuar më 19-10-2018, 10:20

Një grua 42-vjeçare akuzohet për vrasjen e mbesës sa saj 2 vjeçe, duke e therur me thikë.

Carolyn Jones, theri mbesën, ndërsa më tej ndezi furrën dhe e futi brenda, teksa e mitura ishte ende gjallë.

Krimi horror ka ndodhur në shtetin amerikan të Mississippi, në zonën e Shaw, këtë të hënë.

Në trupin e vogëlushes u konstatuan shenja djegie, ndërkohë që sherifi i zonës,

Bolivar Kelvin Williams deklaroi se “nuk kam parë kurrë një tmerr të tillë”.

Vogëlushja Royalty Marie Floyd, u gjet brenda furrës nga një i afërm, i cili lajmëroi menjëherë autoritetet. Deri më tani nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë gruan të kryejë krimin e tmerrshëm.

Ndërkohë Veronica Jones, nëna e së miturës dhe vajza e të dyshuarës, ka nisur një fushatë online për të mbledhur fonde për funeralin. /a.y/noa.al