Transmetuar më 19-10-2018, 10:56

-Kafeja ndikon në eliminimin e aromës së keqe nga duart, sidomos kur sapo keni grirë qepë, hudhra apo keni gatuar peshk. Për të eliminuar aromën e rëndë mjafton të fërkoni në duar kafe pluhur dhe më pas ti lani duart me ujë.

-Kafeja ndihmon për zhduke e zbokthit. Pas larjes së flokut me shampo, përdorni kafe në rrënjë duke e masazhuar dhe më pas mblidheni flokun me një qese duke e lënë të veprojë pë 15 minuta, përpara se ta shpëlani.

-Eleminon rrathët e syve. Llumi i kafesë, mund të përdoret edhe për të eliminuar rrathët e syve. Për këtë mjafton të bashkoni një lugë llum kafeje me një lugë kos dhe ti përzieni me disa pika lëng limoni.

Masën e përftuar lëreni në frigorifer për 30 minuta dhe më pas vendoseni në rrathët e syve. Pasi ta keni lënë të veprojë për 15 minuta, shpëlajeni me ujë të bollshëm.

-Maskë për lëkurën e thatë. Përveçse pastron, kafja ndihmon për ta bërë lëkurën më të hidratuar dhe të butë. Mjafton që të përzieni një lugë kafe me një të verdhë veze dhe tre pika vaj ulliri, shkruan noa.al.

Aplikojeni këtë maskë në fytyrë dhe lëreni të veprojë për dhjetë minutA-Më tej shpëlajeni me ujë të bollshëm. /a.y/noa.al