Transmetuar më 19-10-2018, 11:44

I riu që shikoni në fotografi është infermieri, i cili iu premtonte studentëve marrjen e provimeve në këmbim të parave.

Ditën e sotme 31-vjeçari Alku Gjalli, ka dalë para Gjykatës së Korçës, për tu njohur me masën e sigurisë.

Ai do të qëndrojë në arrest me burg, ndërkohë që hetimet ndaj tij janë në vijim.

Kujtojmë se ai u vu në pranga katër ditë më parë, nën akuzën e ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Gjalli, 31 me banim në fshatin Vinçan, ishte me detyrë infermier pranë Spitalit të Korçës.

Nga hetimet e kryera rezulton se kundrejt shumave nga 150-200 mijë lekë të vjetra, iu premtonte studentëve, se do i kalonte në provimet e Fakultetit të Infermierisë Korçë, në lëndë të ndryshme. /a.y/noa.al

EMRI/ Premtonte marrjen e provimeve me lekë, burg infermierit