Transmetuar më 19-10-2018, 12:04

Pesë persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi janë goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe katër raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në vijim të zbatimit të Forcës së Ligjit në territor, gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë është ushtruar kontrolle në lokale, ambiente, banesa dhe në akset rrugore të kryeqytetit për kapjen e personave në kërkim, të atyre që posedojnë sende apo lëndë të kundraligjshme.

Gjatë kontrolleve u kapën dhe arrestua në flagrancë Premtim Qendro, 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi u gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 61 gramë lëndë e dyshuar kokainë, 7 doza me lëndë të dyshuar kanabis sativa dhe një thikë.

Gjithashtu u arrestua edhe Baftjar Selimi, 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Pitall, në banesën e këtij shtetasi u gjet dhe bllokua 2 kg e 147 gramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

I arrestuari tjetër është Ferit Xhani, 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Pjetër Budi”, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 16 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa.

Në pranga ra edhe Gerli Prifti, 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Pandi Dardha” iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 6 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa.

Juljan Shullazi, 27 vjeç, banues në Vorë, pasi në Fushë-Prezë u arrestua, pasi gjatë kontrollit të ushtruar të mjetit tip “Benz”, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë. Iu bllokua dhe mjeti në cilësinë e provës materiale.

Nga ana e uniformave blu u bë shpallja në kërkim për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, A. H., 39 vjeç, banues në Kamëz, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik dhe një krehër me sasi fishekësh.

Bëhet me dije se Forca e Ligjit në Territor do vijojë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Tiranë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. /a.y/noa.al