Transmetuar më 19-10-2018, 12:59
Foto ilustruese

Një laborator në të cilin prodhohej heroinë, është zbuluar në një fshat në veri.

Laboratori u zbulua ditën e sotme në një fshat të Hasit, ku është gjetur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Bëhet me dije se në laborator është gjetur një sasi e madhe opiumi, e cila është lënda e parë për përgatitjen e heroinës.

Më konkretisht flitet për rreth 150 kilogramë lëndë narkotike.

Po ashtu flitet edhe për dy persona të arrestuar, ndërkohë që policia nuk ka dhënë deklaratë lidhur me ngjarjen.

Kujtojmë se vetëm ditën e djeshme, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, paralajmëroi se do të ketë lajme interesante. /a.y/noa.al