Transmetuar më 19-10-2018, 14:00

Disa nxënës në një shkollë të mesme, mund të kenë konsumuar disa biskota, të cilat përmbanin mbetje nga trupi i gjyshes së vdekur të një shoqes së tyre të klasës.

Kjo pasi brenda biskotave, mendohet se ishte hedhur hi, nga trupi i pajetë i të moshuarës.

Ngjarja shokuese vjen nga Da Vinci Charter Academy High School, në California, SHBA.

Sipas Departamentit të Policisë së Davis, së paku nëntë gjimnazistë, denoncuan në polici shoqen e tyre se vetëm pasi iu dha biskotat me sheqer të përgatitura në shtëpi, iu tregoi “përbërësin sekret”.

Nuk dihet ende nëse është e vërtetë ose jo, teksa priten verifikimet e rastit, ndërsa asnjë prej nxënësve nuk ka shfaqur probleme shëndetësore.

Ndërkohë një zëdhënës i Davis Joint Unified School District deklaroi se pas denoncimit të bërë pak ditë më parë, puna ka qenë tejet e ngarkuar, shkruan noa.al.

“E dimë se kjo vajzë u ka thënë shokëve se biskotat kishin hi nga trupi i gjyshes. Ndonëse nuk e dimë si është e vërteta, shëndeti i nxënësve tanë është prioritar”, shtoi më tej. /a.y/noa.al