Transmetuar më 19-10-2018, 14:39
Foto ilustruese

Policia e Kukësit, del me deklaratë lidhur me zbulimin e laboratorit të heroinës në Has.

Pa dhënë shumë detaje paralajmërohet se do të ketë një konferencë të posaçme lidhur me operacionin.

“Drejtoria Vendore e Policisë Kukës në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës kanë zhvilluar një operacion antidrogë ku është zbuluar një objekt që dyshohet se përdorej për përpunim të drogave të forta”, thuhet në deklaratë.

Më tej bëhet me dije se për detaje të operacionit Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjencitë ligjzbatuese në ditët në vijim do të kenë një konferencë të përbashkët për mediat, për operacionin që zhvillohet në qarkun e Kukësit.

Laboratori u zbulua ditën e sotme në një fshat të Hasit, ku paraprakisht thuhet se është gjetur një sasi e madhe opiumi, e cila është lënda e parë për përgatitjen e heroinës.

Po ashtu flitet edhe për dy persona të arrestuar, ndërkohë që nuk bëhen me dije detaje të tjera. /a.y/noa.al

Has, zbulohet një laborator për prodhimin e heroinës