Transmetuar më 19-10-2018, 15:23

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka ironizuar me kryeministrin e vendit Edi Rama, në lidhje me Check-up.

Përmes një postimi në rrjetin e tj social Facebook, ai shkruan se Ramës ia kanë zënë kokën të Check-up, ndërsa shton se ky i fundit  me veprimet e tij po gajasë dynjanë.

Sipas Vasilit, pjesa më qesharake është momenti kur Rama përpiqet të shpjegojë se si funksionon ky proces.

“Punë të mbarë xherahu Edi Rama. Kaq keq ja kanë zënë kokën këta të check up-it këtij Edi Ramës,prandaj ky nuk kursehet fare që të gajasë dynjanë.

Kur shpjegon ky check up-in është tamam si Gani Gurguri që parashikonte motin pas 20 vjetësh.

Punë të mbarë xherahu Edi Rama,por check up-i është para’ e hedhur poshtë dhe s’ka tellall që e shet dot të kundërtën”, shkruan Vasili./b.l/noa.al/