Transmetuar më 19-10-2018, 16:54

Komunikimi vjehërr- nuse ka qenë dhe vazhdon të jetë një cështje shumë delikate në shoqërinë tonë. Kjo për faktin se të dyja palët e shohin njëra- tjetrën direkt me “syin e keq”.

Në të shumtat e rasteve, për vjehrrat thuhen defektet më të tmerrshme, kur në të vërtetë duhet të mendohet se bëhet fjalë për një grua dhe një mama si të gjitha të tjerat në botë.

Për të mos e përjetuar me siklet momentin e takimit ose të bashkëjetesës me prindërit e të fejuarit dhe veçanërisht me vjehrrën, mirë do ishte të mos jetonit në të njëjtën shtëpi. Më poshtë keni të renditura edhe disa nga arsyet.

 Humbisni privatësinë- Nëse jetoni me ta në një shtëpi nuk keni më privatësi si çift. Ju dëshironi hapësirën tuaj dhe kjo gjë do t’ju pengojë të krijoni një lidhje edhe më intime me partnerin tuaj.

Nuk i bëni mirë gjërat tuaja- Duke pasur vjehërrit në shtëpi, disa nga punët e shtëpisë nuk i bëni ashtu si ju dëshironi. Edhe pse ju vijnë në ndihmë për shumë gjëra, do ktheheni në dembelë duke pritur çdo gjë nga ata. Si çift duhet t’i dilni vet për zot jetesës suaj së bashku.

Nuk keni lirinë tuaj për të vendosur– Duke jetuar me ta, sipas intv.al  nuk mund të merrni vendimet tuaja. Vjehërrit do ndikojnë te gjërat tuaja në çift dhe nuk do ndiheni të lirë për të vepruar. Prandaj, këshillohet të jeni vetëm me partnerin tuaj dhe jo me vjehërrit, sado të mirë të jenë ata./b.l/noa.al/