Transmetuar më 19-10-2018, 20:22

Akisidente të tilla quhen të pazakontë, dhe ndodhin shumë rrallë, por gjithsesi janë po aq të rrezikshme sa edhe aksidentet normale.

Një i tillë është regjistruar ditën e enjte në një rrugë në Gjermani.

Siç shihet edhe në foto, një automjet tip Volksvagen ka përplasur një kalë. Aksidenti u regjistruar në fshatin e vogël të Gütersloh në Gjermaninë Perëndimore.

Pamjet tregojnë kafshën që ka depërtuar e gjitha përmes xhamit përpara.

Para incidentit, shoferi 57-vjeçar ka vënë re se diçka po vinte përballë, por nuk e vuri re se ishin dy kuaj.

Për fat të keq, përplasja rezultoi fatale për njrin nga kuajt, ndërsa shoferi u plagos lehtë dhe u dërgua në një spital në Gütersloh.

Sipas policisë, kali i vogël u dërgua në një klinikë kafshësh për trajtim.

Policia njoftoi të premten se dëmtimi i makinës vlerësohet të jetë rreth 10 mijë euro. /k.k/noa.al/