Transmetuar më 19-10-2018, 20:31

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në orët e mbrëmjes për zbulimin e një laboratiri heroine në Has.

Përmes rrjetit social Twitter, kreu i qeverisë shkruan se “në gjithë botën normale operacionet kundër krimit e drogës quhen sukses, në gjuhën e dëshpërimit opozitar ato quhen faje të qeverisë.

Sipas Kryeministrit, “operacioni i sotëm është një tjetër provë e qartë force e shtetit kundër krimit, në vazhdën e një beteje që do të vijojë pa kompromis”.

Laboratori u zbulua ditën e sotme në një fshat të Hasit, ku paraprakisht thuhet se është gjetur një sasi e madhe opiumi, e cila është lënda e parë për përgatitjen e heroinës.

Po ashtu flitet edhe për dy persona të arrestuar, ndërkohë që nuk bëhen me dije detaje të tjera. /k.k/noa.al/

Laboratori i heroinës, policia del me deklaratë: Përpunim drogash të forta