Transmetuar më 19-10-2018, 21:15

Një burrë në Arizona ka mbijetuar për dy ditë i bllokuar në një gropë të braktisur të një miniere, i rrethuar nga gjarpërinjtë.

Ai ka vrarë të paktën tre prej tyre gjatë kësaj kohe, ndërsa priste ekipet e shpëtimit për ta nxjerrë nga aty.

John Waddell, 62 vjeç, po hynte në një minierë ari prej 30 metrash, kur pajisjet e tij u këputën, tha një mik i tij.

Waddell theu të dyja këmbët dhe mbijetoi për 48 orë pa ushqim dhe ujë, thanë zyrtarët, citon BBC.

Ekipet e emergjencës punuan për më shumë se gjashtë orë për ta larguar atë nga miniera e braktisur, dhe për ta çuar në spital.

Terry Schrader, mik i tij, u tha mediave lokale se z. Waddell kishte lajmëruar të hënën se do të hynte në minierë për të kërkuar ar dhe metale të çmuara, duke e porositur që ta kërkonin nëse nuk kthehej të martën.

Ekzistojnë 13 lloje gjarpërinjsh në Arizona, sipas zyrtarëve shtetërorë të kafshëve të egra. "Rattlesnakes" kanë helm që mund të vrasin një të rritur me vetëm një pickim. /k.k/noa.al/