Transmetuar më 19-10-2018, 22:41

Një konflikt për motive të dobëta ka degjeneruar në një sherr të ashpër mes dy adoleshentëve në Rrëshen.

Njëri prej tyre, K.B, 17 vjeç, ka mbetur i plagosur nga 15-vjeçari A.L, që e goditi me thikë.

I lënduari ndodhet në spitalin e Traumes në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë për veprime të mëtejshme hetimore procedural.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /k.k/noa.al/