Një person ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike, pak pas para mesnatës së lënë pas.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një makinë është përfshirë nga flakët dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ka gjetur vdekjen.
Më konkretisht rreth orës 23:56 të kësaj të premteje, në lagjen nr 1, pranë kampit të punëtorëve, dyshohet se gjatë ecjes, ka marrë flakë mjeti tip “Benz” me targa AA 911 HJ.
Drejtuesi i mjetit Gjergji Babu, 39 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka gjetur vdekjen si pasojë e djegies, duke dalë me vonesë nga mjeti.
Në vendngjarje, mbërritën shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, ku është bërë e mundur shuarja e zjarrit.
Lidhur me këtë ngjarje u ngrit grupi hetimor dhe po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. /a.y/noa.al