Transmetuar më 20-10-2018, 08:17
Foto ilustruese

Dalin detaje të reja lidhur me personin që humbi jetën mesnatën e lënë pas, teksa mjeti i tij u përshi nga flakët.

Policia thotë se në lagjen nr.1, u gjet i djegur mjeti tip “Benz”, me targa AA 911 HJ, në pronësi të shtetasit Gjergji Babu, 39 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, rezulton se 39-vjeçari ka marrë një sasi lënde djegëse benzinë, në një bidon plastik, në një nga karburantet e qytetit.

Më tej dhe dyshohet se i ka vënë flakën vetes brenda mjetit, ku për pasojë janë djegur plotësisht  mjeti dhe vetë ai.

Në vendngjarje, mbërritën shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, ku është bërë e mundur shuarja e zjarrit.

Sakaq për veprime të mëtejshme lidhur me këtë ngjarje, materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Shkaktim i vetëvrasjes”. /a.y/noa.al

Makina merr flakë në ecje, gjen vdekjen drejtuesi i mjetit