Transmetuar më 20-10-2018, 09:24

Një ngjarje tragjike me pasojë 50 të vdekur, u shënua këtë të premte, kur një tren mori përpara një grup personash në Indi, të cilat ishin mbledhur për të festuar një festë fetare ku dhe po shikonin fishekzjarret.

Aksidenti ndodhi pranë zonës së Amristar, në shtetin e Punjab.

Edhe Kryeministri Narendra Modi, shprehu ngushëllimet e tij për ngjarjen tragjike.

Treni nuk arriti që të frenojë në kohë, duke marrë përpara gjithë besimtarët.

Ndërkohë edhe shumë persona të tjerë mbetën të plagosur.

Qindra persona në momentin e aksidentit, po festonin një festë hindu. /a.y/noa.al