Transmetuar më 20-10-2018, 09:58
Foto ilustruese

Një person ka përfunduar në prangat e policisë së Elbasanit, për shkak se ka qëlluar me armë në një dasmë, një zakon i vjetër i përdorur në gëzime të tilla.

Fabjon Selami, 27 vjeç, banues në fshatin Kalaj, Gramsh, u arrestua këtë të premte për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese”.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë së enjtes, në fshatin Gribë, ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë në ceremoninë e martesës së vajzës së shtetasit L.M., 59 vjeç.

Gjithçka në bazë të një zakoni të vjetër se në çelje të ahengut, qëllohet me armë.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mos kallëzim krimi” edhe shtetasi L.M.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al