Transmetuar më 20-10-2018, 10:09

Këngëtarja Zaimina Vasjari e cila prej vitesh është në një lidhje të konsoliduar dhe nënë e një fëmije, duket se e dashuron pafund partnerin e saj.

Këtë të shtunë ajo është ftuar në emisionin “Shiko kush luan” të Luana Vjollcës.

Por në një video të publikuar para emisionit, Zaimina i ka befasuar fansat me një deklaratë të saj.

Gjithçka, pasi është pyetur çfarë do të bënte nëse partneri do e tradhtonte.

“Jo, nuk do të ndahesha. Do t’ia falja”, është shprehur këngëtarja.

Zaimina solli në jetë të bijën Khloe më 29 janar, si fryt i lidhjes me partnerin e saj Klodian Asllani. /a.y/noa.al