Transmetuar më 20-10-2018, 11:21

Një shqiptar i cilësuar si bosi i kokainës në Angli, është dënuar me 25 vite burg.

Dënimi ndaj tij u dha këtë të enjte, pasi dyshohet të jetë kreu i një grupi kriminal që merrej me trafik kokaine.

33-vjeçari Erald Mema, i cili jetonte në Oxford qysh prej vitit 2003, u gjet fajto lidhur me akuzat për trafik droge.

Nga hetimet e kryera rezulton se ai drejtonte një organizatë kriminale prej 19 personash, që të gjithë të arrestuar.

Ata akuzohet se transportonin dhe shisnin kokainë në Angli.  Shkatërrimi i grupit kriminal u bë më 23 nëntor 2017, kur Mema u vu në pranga dhe pas tij edhe anëtarë të tjerë të grupit.

Në cilësinë e provës materiale, krahas një sasie të konsiderueshme kokaine, u sekuestrua edhe një shumë e konsiderueshme parash. /a.y/noa.al