Transmetuar më 20-10-2018, 13:06

Një turist i cili ndodhej me pushime në Egjipt, gjeti vdekjen për shkak se u ndje keq, teksa ndodhej në pishinën e resorit.

Në vendin Afrikano-verior, atij ju bë autopsia e parë, një praktikë e cila u përsërit, kur trupi i 62-vjeçarit u kthye në atdhe, por aty mjekët bën një zbulim shokues.

David Humphries, një qytetar anglez, i cili gjeti vdekjen në fund të muajit shtator, në Hurghada, pas ekspertizës së bërë në vendin e tij, rezultoi se nuk kishte zemrën dhe veshkat. Gruaja e tij Lynda denoncoi publikisht gjithë sa ka ndodhur me të shoqin.

Siç tregon gruaja, David kishte ndjerë dhimbje të forta në kraharor, duke u shtruar në spital, por aty gjeti vdekjen pak orë më vonë.

Pa informuar familjen, autoritetet lokale vendosën që ti bëjnë autopsinë. Por pasi trupi u kthye në Britaninë e Madhe, mjekët zbuluan mungesën e organeve. Nga këtu kanë lindur dyshimet se trupi i tij mund të ketë përfunduar në duart e ndonjë personi të përfshirë në trafikim të organeve njerëzore.

Një fenomen shumë i përhapur në Egjipt, ku vetëm këtë vit janë arrestuar 37 persona. /a.y/noa.al