Transmetuar më 20-10-2018, 15:10

Tiranë, NOA.al- Moti mbetet gjatë gjithë ditës kryesisht i vranët, me intervale te shkurtra kthjellimesh.

Pasditja sjell shtim të mëtejshëm të vranësirave duke rrezikuar shira të përkohshëm në vend.

Më të theksuara në zonat Veriore dhe Juglindore porshira më të pakët rrezikojnë pjesërisht qendrën.

Në mbrëmje dhe gjatë natës, shira të përkohshëm mbeten prezent në zonat Lindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale të ditës duke ulur maksimumin ne 25 – 26 gradë C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det, me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 4 ballë. /a.y/noa.al