Transmetuar më 21-10-2018, 08:13

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar përgjatë fundjavës kontrollet me drager e radar në rrugët interurbane dhe urbane duke shtuar shërbimet policore.

Po kështu janë shtuar dhe kontrollet në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe verifikimit të kundravajtjeve administrative që janë rrezik për ngjarje rrugore.

Pavarësisht shtimit të punonjësve të Policisë, kontrolleve të pandërprera përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë.

Nga kontrollet e deritanishme, janë verifikuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 9 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 të papajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu po gjatë fundjavës deri në këto momente:

Janë pezulluar 69 leje drejtimi, nga te cilat;

39 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur si dhe 30 të tjera për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Janë konstatuar dhe ndëshkuar 6 drejtues mjetesh për mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara. Janë konstatuar dhe ndëshkuar 7 mjete për xhama të errësuar. Janë konstatuar dhe ndaluar administrativisht 11 mjete për detyrime administrative të pashlyera. Si dhe janë vendosur 121 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia thekson se kontrollet do vazhdojnë pa ndërprerje, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës./b.l/noa.al/