Transmetuar më 21-10-2018, 09:24

Drejuesi i emisionit “Opinion” edhe pse ka një program impenjativ, sërish e gjen kohën për pasionet e tij, udhëtimet. I ftuar në emisonin “Mos i fol shoferit” të Rudina Dembacajt, gazetari i njohur ka folur për një tjetër pasion të tijin: orët.

Ndoshta ju ka rënë në sy ndonjëherë në emisionin e tij që ai mban dy orë. Pasioni i tij për orët shkon edhe më tutje pasi Blendi jo vetëm i blen, por edhe i rregullon ato.

"Përpara shkoja te orëndreqësit dhe i hapja vetë, i shihja vetë si funksiononin. Ishte një pasion që lindi çuditshëm, por nuk i jam ndarë të paktën 10 vjet.

Shihja mekanizmat, si janë bërë, biles dhe tani mundohem t’i gjej që ta kenë pjesën e mbrapme të hapur që ti të shohësh mekanizmin e brendshëm për ta parë, por tani nuk kam më kohë.

Pasioni i dytë janë orat që quhen smartëatch që jam i fiksuar pas kalorive, kam sistemin e kalorive që djeg sepse shumicën e kohës notoj. Notoj 30 minuta çdo ditë",-rrëfeu gazetari.