Transmetuar më 21-10-2018, 12:38

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Fier.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur gjatë mesditës së sotme, pranë parkut qendror të qytetit.

Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 2 gra që po lëviznin në trotuar.

Mësohet se njëra nga të plagosurat ka thyer këmbët.

Automjeti gjithashtu është përplasur me një tjetër mjet.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur autoambulanca dhe Policia./a.k/noa.al/