Transmetuar më 21-10-2018, 13:04

Një person tenton të fusë në Shqipëri 20300 paund britanik, i cili nuk i deklaroi në kufi gjatë hyrjes.

Personi në fjalë është ndaluar gjatë ditës së sotme në portin e Durësit nga Policia Policia Kufitare në bashkëpunim me Doganën  dhe Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme.

Mësohet se B.D., 40 vjeç lindur në Mat dhe rezident prej 7 vitesh në  Londer të Anglisë, kishte mbërritur  në Durrës me tragetin e linjës Bari- Durrës.

Nga kontrolli  personal në prani të doganës, shtetasit B.D., i’u gjetën 5300 paund si dhe gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, Policia gjeti të fshehura në  tavanin e mjetit dhe 3 pako me vlera monetare 15.000 paund britanik.

Policia Kufitare ka bërë bllokimin e sasisë prej 20300 paund britanik ndërsa veprimet e mëtejshme  po i kryen Drejtoria Vendore e Policisë Durrës për veprat penale “ Mosdeklarim të ardhurave në kufi” dhe "Pastrim të produkteve të  veprës penale” ./a.k/noa.al/