Transmetuar më 21-10-2018, 14:52

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ironizon kryeministrin Edi Rama në lidhje me analizat e check up-it falas.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili ironizon duke shkruajtur se "viti i Skënderbeut, mund të jetë viti i barrës së kryeministrit".

"Ky shkollëpakti e dha një kontribut mbarëboteror në mjekësi dhe i nxori burrat me barrë. Ky i varfëri faj nuk ka se pershesh ha dhe ç’ti thonë, ato thotë. Ata legenat që e tallin ata e kanë të gjithë fajin", shkruan Vasili.

Ai vijon më tej në postimin e tij:

"Edhe kur t’i thonë, që je vete me barrë, pa një pa dy e thotë ky. Dhe më në fund do rikthehet gëzimi në Shqipëri dhe nga viti i Skënderbeut do të kemi vitin e barrës se kryeministrit”, shkruan Vasili./a.k/noa.al/