Transmetuar më 21-10-2018, 15:13

Ish kryeministri i vendit Sali Berisha vijon akuzat në drejtim të kreut të grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Ballës.

Nëpërmjet një postimi të tij në Facebook, Berisha shprehet se Balla është i përfshirë në trafik të prostitucionit.

Berisha citon mesazhin e qytetarit dixhital, ku ky i fundit denoncon "përdorimin e ambasadës së Shqipërisë për procedura lehtësuese, për trafikimin e vajzave moldave gjate viteve që ka studjuar ne Rumani".

"Balla akuzohet përsëri se është marrë edhe me trafik prostitucioni!

Të dashur miq, burime diplomatike kanë informuar në momentin e marrjes së Taulant Begos/Yaris etj etj, këshilltar në kryeministri për marrëdhëniet me trafikantët, se ai është ndaluar nga polici të vendeve të tjera fqinje për trafik të skllevërve të seksit. Kurse qytetari dixhital denoncon përdorimin e ambasadës së Shqipërisë për procedura lehtësuese për trafikimin e vajzave moldave gjatë viteve që ka studjuar në Rumani", shkruan Berisha në postimin e tij./a.k/noa.al/