Transmetuar më 21-10-2018, 15:30

Një aksident tragjik hekururdhor ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Taivan.

Të paktën 17 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar pas daljes së trenit nga hekurudha në Taivan.

Autoriteti hekurudhor ka deklaruar se 126 persona janë lënduar dhe se 30 të tjerë mund të jenë ende brenda.

Treni i shpejtësisë së madhe ka qenë duke udhëtuar nga Taipei për në Taitung me 310 pasagjerë.

Zjarrëfikësit dhe ndihma e parë kanë arritur në vendin e ngjarjes për të reaguar.

Pjesa hekurudhore e Taivanit është e njohur për turistët që vizitojnë vendin.

Më poshtë keni pamje nga treni që doli nga shinat: