Transmetuar më 21-10-2018, 20:13

Arrestohet në Shijak bosi i drogës, Flamur Avdyli. Report Tv siguron pamjet ekskluzive të momentit kur u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pas arrestimit.

Ai është prangosur pasditen e sotme në Shijak, së bashku me një tjetër person me inicialet H. H. në një operacion të zhvilluar nga FNSH dhe RENEA.

Avdyli është një emër i njohur, pasi është pronar i disa bizneseve në Shijak, mes tyre i kompanisë ‘Orges Albania 2016’ dhe një hoteli luksoz në Durrës,  ndërsa akuzohet për trafik ndërkombëtar heroine, shkruan Shqiptarja.com.

Flamur Avdyli është emigrant prej vitesh në Gjermani, ndërsa është vëllai i Astrit Avdylit, i dënuar për vrasjen e Durim Kusit.

Flamur Avdyli u prangos me urdhër të Krimeve të Rënda me H. H. i cili është i përfshirë në trafik heroinë dhe i dënuar në Turqi.