Transmetuar më 21-10-2018, 20:51

Një operacion i gjerë antidrogë po zhvillohet në të gjithë vendin.

Deri në këto momente janë arrestuar vëllezërit Astrit Avdyli, Flamur Avdyli dhe Shkëlqim Avdyli, nga Shijaku, të cilët akuzohen për trafik droge.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe kushurinjtë e tyre, Jasim Avdyli së bashku me H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine.

Të arrestuar janë edhe Fatos Llaftiu e Shaqir Gjepali, ndërsa mësohet se është lëshuar urdhër-arresti për Lul Berishën, që pak kohë më parë fitoi lirinë me kusht.

Operacioni antidrogë, vjen pak ditë pas paralajmërimit të ministrit të Brendshëm Xhafa, që tha se priten zhvillime të reja. /k.k/noa.al/

Arrestohet në Shijak bosi i drogës, ja për cilin bëhet fjalë