Transmetuar më 21-10-2018, 22:29

Një studim i fundit jep një këshillë të rëndësishme për gratë shtatzëna.

Sipas studimit, realizuar nga ekspertë në Britaninë e Madhe, nuk këshillohet që gratë shtatzëna të flenë me shpinë.

Gratë shtatzëna që flenë me shpinë, gjatë tremujorit të tretë, janë të prirura të vuajnë më shumë gjatë lindjes.

Do të kishte një rënie prej 3.7 për qind të lindjeve nëse të gjitha gratë shtatzëna në Britani të Madhe flinin në anët e tyre gjatë tremujorit të fundit, vlerëson ky studim.

Ky hulumtim ka zbuluar se normat e zemrës së foshnjave janë më pak aktive kur nënat e tyre flenë me shpinë, gjë që mund të jetë për shkak të peshës së fetuseve që bëjnë presion mbi enët e gjakut, dhe prandaj kufizojnë furnizimin me oksigjen të foshnjave.