Transmetuar më 21-10-2018, 22:53

Kryeministri Rama ka reaguar sërish për aksionet e fundit të policisë, ku në pranga kanë rënë edhe dy ish-funksionarë të lartë të Partisë Socialiste, Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

Edi Rama shkruan në Twitter se qeveria do ta bëjë vendin të pabanueshëm për kriminelët.

“Atyre që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër krimit u rrit dëshpërimin. Sa më fort do ta godasim krimin, aq më e dëshpëruar do të bëhet kundërvënia e tyre! Ne do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë,” shkruan Rama.

Gjatë kësaj të diele u arrestuan ish-drejtori i Burgjeve, Çuko, dhe ish-deputeti socialist, Arben Ndoka.

Po ashtu, edhe disa persona të lidhur me trafikun e drogës kanë rënë në pranga, në sajë të një operacioni kombëtar.

Në kërkim janë shpallur Lul Berisha dhe Klement Balili. /k.k/noa.al/