Transmetuar më 22-10-2018, 07:33

Këngëtari i njohur nga Kosova, Ylli Limani ishte ndër emrat që do merrte pjesë në edicionin e 20-të të Këngës Magjike këtë vit.

Duket se këngëtari ka ndërruar mendje.

‘Prive’ ka konfirmuar se Ylli, i cili ishte pretendent për të marrë fitoren e madhe është tërhequr nga pjesëmarrja.

Arsyeja përfshin faktin se kënga rrezikon të "digjet" në garën e fortë me emra të njohur të muzikës.

Ylli ka patur sukses të madh me këngët e publikuara kohët e fundit.

Pritet që balada, të cilën e kishte menduar që ta prezantonte tek Kënga Magjike, të dalë në treg së shpejti.