Transmetuar më 22-10-2018, 07:42
Ambasadori Luigi Soreca dhe ministri Fatmir Xhafaj

Bashkimit Europian, ka reaguar nëpërmjet ambasadorit në Tiranë, Luigi Soreca, lidhur me aksionin masiv në kundër grupeve kriminale të zhvilluar gjatë së dielës.

Ambasadori përshëndet operacionin e kryer, duke thënë se lufta kundër krimit të organizuar është prioritet i BE.

“Ne mirëpresim operacionin masiv të ndërmarrët në disa qytete nga policia e Shqipërisë. Të luftojmë kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës në Shqipëri është prioritet i Bashkimit Europian. Presim që ndjekjet penale dhe dënimet të vazhdojnë me rezultate të qëndrueshme”, shprehet Soreca.

Gjatë ditës së djeshme u shkatërrua grupi kriminal “Avdyli”, në Shijak, duke u arrestuar tre vëllezër, gjatë një operacioni antidrogë.

Të arrestuarit janë vëllezërit Flamur Avdyli, Astrit Avdyli, Shkëlqim Avdyli, si dhe kushëriri i tyre Jasim Avdyli. /a.y/noa.al

Arrestohen dy ish-deputetë të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko Operacion antidrogë në të gjithë vendin, kërkohet arrestimi i Lul Berishës Arrestohet në Shijak bosi i drogës, ja për cilin bëhet fjalë