Transmetuar më 22-10-2018, 08:53

Princi Harry i Anglisë u ftua për të mbajtur një fjalim në ‘Invictus Games’ të Australisë, gara të rezervuara për veteranët e luftës të mbetur pjesërisht invalid gjatë shërbimit.

Por Harry ka dashur që ta provojë fjalimin, para ceremonisë zyrtare.

Këtë gjë e bëri përpara një spektatoreje speciale gjatë së shtunës, të shoqes Meghan Markle.

Dukesha ishte ulur në rreshtin e parë në Sydney Opera House, teksa gjithë ambienti ishte bosh.

37-vjeçarja e cila deri më tani e ka shoqëruar kudo të shoqin, këtë të diel anuloi një aktivitet në Sidnei, për shkak të shtatzënisë.

Ndërkohë pallati mbretëror anglez, deklaroi se në ditët në vijim, axhenda e Meghan do të jetë më e reduktuar. /a.y/noa.al