Transmetuar më 22-10-2018, 09:10

Një traget u përplas me dy jahte dhe më pas përfundoi në brigjet e ishullit të Wight, në Angli, duke u ndalur vetëm 50 metra larg bregut.

Incidenti u shkaktua për shkak të mjegullës së dendur, çka bëri që mjeti lundrues të humbasë orientimin.

Në bordin e tragetit ndodheshin 56 pasagjerë dhe asnjë prej tyre nuk ka pësuar dëmtime. Ndërkohë në vendngjarje mbërritën dhe helikopterë për ndihmë, por për shkak të mungesës së qartësisë së shikimit u kthyen pas.

Mësohet se trageti ‘Red Falcon’, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, kishte tentuar të hynte në portin e Cowes.

Dëshmitarë në vendngjarje thanë se kishin dëgjuar thirrje për ndihmë pas aksidentit.

Administratori i ‘Red Falcon’, Fran Collins, deklaroi se, “Rreth orës 08.00 të mëngjesit të së dielës, për shkak të një reje të dendur, trageti u përplas me dy jahte të ankoruara pa ekuipazhe. Konfirmojmë se nuk ka persona të lënduar dhe as të rënë në ujë. Që të gjithë pasagjerët janë shëndoshë e mirë”. /a.y/noa.al