Transmetuar më 22-10-2018, 09:31

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka u arrestua gjatë kësaj të diele. Mësohet se prangosja e tij është bërë pas përgjimeve të një grupi kriminal, ndërsa edhe vetë ish-deputeti ishte nën përgjim.

46-vjeçari u arrestua nën akuzën e veprave penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorimi i tokës”, i dyshuar si i lidhur me një grup kriminal që merrej me tjetërsim tokash dhe pronash.

U desh një hetim disa mujor për të zbuluar grupin kriminal të përfshirë në abuzime me pronat në Lezhë dhe Krubin, duke falsifikuar dokumente të ndryshme.

Kjo pasi në muaji mars, u arrestuan 12 persona, mes tyre kryetari i bashkisë Lezhë, si dhe 11 të tjerë u shpallën në kërkim, për tjetërsim pronash, në zonën e Shëngjinit në Lezhë.

Sakaq Ndoka, akuzohet se bashkë me disa zyrtarë të tjerë, kanë ndikuar në tjetërsimin e pronave te “Rana e hedhun” dhe në zonën e Kunes, ku nga ranore i kthenin në arë, për t’ua kaluar të afërmve të tyre. /a.y/noa.al

Arrestohen dy ish-deputetë të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko

Shoqërohet në Polici edhe ish-deputeti socialist, Arben Ndoka