Transmetuar më 22-10-2018, 10:30
Flamur Avdyli

Lihet i lirë një prej të arrestuarve si “të fortët” e Shijakut, ku u vunë në pranga tre vëllezër dhe djali i xhaxhait të tyre.

Mësohet se është lënë i lirë Flamur Avdyli, vëllai i kreut të grupit të Shijakut, Astrit Avdyli, i cili vijon të jetë në qeli bashkë me vëllanë tjetër Shkëlqim Avdyli.

Ndërkohë krahas tyre u arrestua edhe kushëriri, Jasim Avdkyli, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

Sakaq mëngjesin e sotëm Flamur Avdyli është lënë i lirë, për mungesë provash.

Familja Avdyli është mjaft e njohur në zonë, për shkak se zotëron një sërë biznesesh. /a.y/noa.al

Goditet “Grupi i Shijakut”, operacione speciale për Berishën dhe për Balilin

Arrestohet në Shijak bosi i drogës, ja për cilin bëhet fjalë