Një operacion masiv u zhvillua gjatë kësaj të diele, me synim kapjen e të shumëkërkuarit Klement Balili, por edhe ish-kreut të “Bandës së Durrësit”, Lulzim Berisha.
Për shkak se asnjë prej të dyve nuk u vu në pranga, u hodhën dyshime për dekonspirim.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se, “Operacioni i Policisë u dekonspirua?! Sigurisht që po! E dekonspiroi ministri i Brendshëm. Një javë para javës që lamë ai deklaroi në tekst:”…javën që vjen do kemi goditje të fortësh”.
Më tej ai thotë se në mes të javës që sapo lamë, në konferencë për shtyp me drejtorin e Policisë Gjermane, përsëri tha: “Ju këshilloj që këto ditë ti mbani afër telefonat sepse zëdhënësit do kenë lajme.”
Sipas Manjanit, këto deklarime të përsëritura ishin në fakt njoftime për “të interesuarit” të fshihen. /a.y/noa.al
Lul Berisha i shpëton policisë, blindohet Saranda për kapjen e Klement Balilit
Goditet “Grupi i Shijakut”, operacione speciale për Berishën dhe për Balilin
Arrestohet në Shijak bosi i drogës, ja për cilin bëhet fjalë