Transmetuar më 22-10-2018, 11:27
Prej kohësh këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe portieri i ekipit të “Partizanit”, Alban Hoxha, janë në një lidhje.
Por së fundmi në mediat rozë ka dalë një video, të cilën e gjeni më poshtë, ku Albani shihet në një lokal nate me një vajzë.
Madje në një moment ai i afrohet dhe e puth, gati në të kafshuar vajzën.
Kjo e fundit shihet e veshur në mënyrë mjaft ekstravagante, teksa zbulon shumë nga hiret trupore.
Thuhet se Albani me vajzën në fjalë, kanë kaluar momente intime së bashku.
Edhe disa javë më parë, u përhapën zëra për një ndarje mes çiftit, por ishte Çiljeta ajo që përgënjeshtroi gjithçka, teksa në rrjetet sociale, publikoi foto të tyre.
Nuk dihet se di do të jetë ecuria e lidhjes mes çiftit pas daljes së kësaj videoje. /a.y/noa.al